Specialistë para mjekësor

Profesionisti/ja e mjekësisë tradicionale dhe komplementare parandalon, diagnostikon dhe trajton sëmundje dhe dëmtime të tjera fizike dhe mendore duke aplikuar njohuri, aftësi dhe praktika të arritura nëpërmjet një studimi te gjerë të teorive, besimeve dhe eksperiencave me origjinë në kultura specifike. Ai/Ajo përdor aplikime të teknikave apo trajtimeve akupunkture, ayurvedike, homoepatike dhe barëra mjekësorë, duke përgatitur dhe medikamente tradicionale si çajra bimore, barëra, bimë mjekësore dhe ekstrakte minerale ose shtazore për të stimuluar aftësitë e trupit për vetë-shërim. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra apo institucione që aplikojnë shërbime të mjekësisë tradicionale apo të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë ekzaminim fizik të pacientit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore
  • Intervistojnë pacientin dhe familjarë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore
  • Zhvillojnë plane trajtimi për sëmundje fizike, mendore dhe psikosociale duke përdorur teknike apo trajtime akupunkture, ayurvedike, homoepatike dhe barëra mjekësorë
  • Kryejnë trajtime për sëmundje fizike, mendore dhe psikosociale duke përdorur aplikime të teknikave apo trajtimeve akupunkture, ayurvedike, homoepatike dhe barëra mjekësorë
  • Vlerësojnë progresin e pacientëve sipas planeve të trajtimit
  • Dokumentojnë gjendjen dhe progresin e pacientëve
  • Japin këshilla mbi shëndetin, ushqimin dhe stilin e jetesës për individë, familje dhe komunitete

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...