Shoqërues dhe shërbyes

Punonjës shërbimesh në shtëpi pritëse organizon, mbikëqyr dhe kryen funksionet e mirëmbajtjes së ambienteve të shtëpive private me ose pa ndihmën e një personeli vartës të mundshëm. Operatorët e njësive të vogla të akomodimit, të tilla si “Bed & Breakfast” dhe shtëpi të vogla pritëse që ofrojnë në mënyrë efektive strehim dhe shërbime të kufizuara ushqimi për klientët dhe për të cilët manaxhimi dhe mbikëqyrja e personelit nuk është një komponent i rëndësishëm i punës, janë klasifikuar në këtë grup njësi.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Mbikëqyrin punëtorët e punësuar në ambientet familjare si personel i brendshëm
  • Blejnë dhe kontrollojnë furnizimet e mundshme në shtëpi
  • Vlerësojnë gjendjen e furnizimit dhe plotësojnë duke eliminuar mangësitë
  • Ndihmojnë pjesëtarët e familjes në raste të dëmtimeve të lehta apo sëmundjeve duke dhënë ndihmën e parë
  • Fshijnë apo marrin me fshesë me korrent, lajnë e pastrojnë dyshemenë, mobiliet dhe sende të tjera shtëpiake
  • Rregullojnë shtretërit, pastrojnë banjën dhe e pajisin atë me peshqirë, sapunë dhe të tjera të ngjashme
  • Kujdesen për kafshët shtëpiake dhe bimët që gjenden në shtëpi
  • I përgjigjen telefonatave në raste të caktuara
  • Kryejnë blerjet në interes të pjesëtarëve të familjes

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...