Rritës shpendësh

Rritësi i shpendëve kryen veprime të nevojshme për prodhimin, shtimin dhe rritjen e shpendëve dhe zogjve, kujdesen për shitjen apo shpërndarjen e shpendëve, vezëve, mishit të tyre apo të puplave në tregje si dhe për përdorime vetjake. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të rritjes së shpendëve apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Përcaktojnë llojet dhe sasinë e shpendëve dhe produkteve të tyre që duhet të prodhojnë
  • Kujdesen për rritjen dhe shumimin e shpendëve
  • Bëjnë blerjen e zogjve
  • Kujdesen për rritjen e zogjve, për ushqimin dhe ujin në racione dhe orare të caktuara
  • Kujdesen për ushqimin dhe ujin e shpendëve sipas gjendjes fiziologjike të tyre, në oraret e caktuara
  • Kryejnë blerjen e ushqimit dhe gjëra të tjera të nevojshme për rritjen e shpendëve
  • Kryejnë trajtimin e ushqimeve me substance shtesë (multivitamina)

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...