Recepsionist në hotele

Recepsionisti në hotel merret me pritjen e klientit, akomodimin dhe përcjelljen e tij nga hoteli duke bërë regjistrimin e klientit, caktimin e dhomës, dhënien e çelësave të dhomës, rezervime dhomash, mbajtjen e inventarit të dhomave në dispozicion, duke dhëne informacione lidhur me shërbimet hoteliere dhe informacione të tjera social kulturore. Ai përgatit faturat dhe kryen marrjen e pagesave përkatëse. Ai mund të punësohet në hotele, organizata të shërbimeve hoteliere apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Mirëpresin klientët në hotel
  • Mbajnë inventarin e dhomave në dispozicion
  • Regjistrojnë klientët e ardhur
  • Caktojnë dhomën sipas kërkesave të bëra
  • Japin çelësat e dhomës
  • Shoqërojnë klientët në dhomat përkatëse
loading...
Loading...