Punuestë protezave dentare dhemjekësore dhe të tjerë të ngjashëm

Punuesi i protezave dentare dhe mjekësore dhe të tjerë të ngjashëm dizenjon, prodhon, monton, bën shërbime dhe riparon proteza të llojeve të ndryshme duke përdorur pajisje dhe mjete mjekësore dhe dentare dhe ortopedike duke ndjekur recetat dhe udhëzimet e përcaktuara nga profesionistët e sistemit shëndetësor. Ai konstrukton protezat e qafës dhe të këmbëve; prodhon gjymtyrë artificiale, strukturon mbështetëse harkore për gjymtyrët e thyera, bën proteza dentare, ura dhe kurora dentare duke përdorur dru, metal , plastikë apo aliazhe të tyre.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Ekzaminojnë, intervistojnë dhe matin pacientët për të përcaktuar nevojat e tyre për pajisje me mjete e pajisje mjekësore dhe për të identifikuar faktorët që mund të ndikojnë në vendosjen e tyre
  • Rakordojnë me praktikuesit mjekësorë dhe dentarë për të formuluar specifikimet dhe recetat përkatëse, për mjetet dhe pajisjet mjekësore
  • Interpretojnë recetat apo specifikimet përkatëse për të përcaktuar llojin e protezës apo të pajisjes që do të prodhohet, si edhe materialet e mjetet që do të duhen
  • Bëjnë kallëpe me material të derdhur si edhe marrin pamje imazherike të bustit të pacientit, të gjymtyrëve, të gojës, të dhëmbëve apo të pjesëve të tjera, të cilat do të përdoren si modele të fabrikimit
  • Projektojnë dhe konstruktojnë pajisjeve dhe proteza duke përdorur materiale të tilla si termoplastikë dhe materiale termoizoluese, lidhje metalike dhe material lëkure
  • Përdorin mjete të punës me dorë apo mjete pune me fuqi elektro-motorrike jo për prodhim industrial
  • Zëvendësojnë humbjen plotësisht ose pjesërisht të pjesëve natyrale të dëmtuara të trupit duke ndërtuar protezat e pjesshme ose e plotë (metalike dhe jo-metalike)
  • Përfundojnë procedura implantologjike duke fabrikuar proteza që i përshtaten implanteve që kryhen direkt në pjesët e trupit të pacientit
  • Dokumentojnë veprimet duke plotësuar formularë, raporte, shkrime, si edhe të dhëna të tjera
  • Përdorin dhe mirëmbajnë furnizimet dhe pajisjet e derdhjes së formave me allçi, të ngjitjeve të pikave në mënyrë elektrike, të protezave metalike, të modelimit me anë të dyllit apo materiale të ngjashme me atë
  • Bëjnë kujdes për ruajtjen e furnizimeve, gjendjen e inventarëve në magazinë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...