Punonjës të shëndetit komunitar

Punonjësit e shëndetit publik në konsultore fëmijësh asistojnë, vlerësojnë dhe këshillojnë prindërit në rritjen e fëmijës në fazat e para të jetës. Për të përmbushur këto detyra ata vizitojnë duke kryer kontrolle dhe matje shëndetësore të fëmijës në mënyrë periodike dhe e mbajnë atë nën vëzhgim. Ata mund të punësohen në konsultore fëmijësh.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Vizitojnë dhe ekzaminojnë periodikisht fëmijët e zonës që mbulon konsultorja
  • Këshillojnë prindërit për mënyrën e të ushqyerit, të veshurit dhe të ndërruarit, të mbajturit dhe të fjetjes së fëmijës, si edhe kujdesit në përgjithësi
  • Matin dhe peshojnë fëmijën për të analizuar rezultatet për të vlerësuar rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës
  • Regjistrojnë dhe plotësojnë kartelën e të dhënave të fëmijës dhe regjistrin e qendrës së konsultores
  • Rekomandojnë për vizita dhe ekzaminime të mëtejshme të fëmijës kur e shikojnë të arsyeshme në bazë të ecurisë së zhvillimit të tij
  • Menaxhojnë dhe organizojnë vaksinat për grup moshat e ndryshme të fëmijëve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...