Punëtorë të lëndëve plasëse dhe shpërthimeve

Punëtori i lëndëve plasëse dhe shpërthimeve furnizohet, transporton, ruan dhe përdor lëndët plasëse në përputhje me rregullat e sigurimit teknik dhe kuadrit ligjor shqiptar në fuqi, sipas urdhrit të punës së përgatitur nga përgjegjësi përkatës në minierë apo gurore. Ai mban evidenca të rregullta dhe raporton te eprorët për punën e kryer dhe për zonat e minuara apo të sigurta. Ai mund të punësohet në miniera apo kompani të tjera, ku punohet me lëndë plasëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik për kryerjen e punëve me lëndë plasëse sipas rregullores dhe kuadrit ligjor shqiptar në fuqi
  • Respektojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit
  • Evidentojnë rregullisht konsumin e lëndëve plasëse të marra në dorëzim
  • Transportojnë, ruajnë dhe përdorin lëndët plasëse në përputhje me rregullat e sigurimit teknik, në ndërresën përkatëse
  • Bëjnë kontrollin e frontit të punës para fillimit të saj
  • Kontrollojnë vijën e shembjes së bashku me minatorin e rrëzimit, për të lejuar fillimin e punës
  • Mbajnë në gatishmëri mjetet e mbrojtjes kundër zjarrit
  • Japin udhëzime për thellësinë dhe diametrin e shpërthimit të vrimave
  • Kontrollojnë thellësinë dhe pastërtinë e shpërthimit të vrimave
  • Përcaktojnë sasinë dhe llojin e eksplozivit që do të përdorin
  • Përgatitin mbushjen e minave sipas rregullores së sigurimit teknik për punë me lëndë plasëse

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...