Punëtorë të fermave bujqësore

Punëtor i fermave bujqësore merret me kryerjen e punimeve të thjeshta bujqësore për të kultivuar dhe korrur, vjelur, mbledhur kulturat bujqësore të drithërave, të perimeve, të bimëve mjekësore apo bimë të tjera. Ai punon tokën, kryen shërbimet e duhura për prodhimin e një shumëllojshmërie të produkteve bujqësore për shitje apo konsum vetjak. Ai mund të kryejë transportin, shpërndarjen e produkteve në treg. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh bujqësore, prodhimi të produkteve bujqësore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Gërmojnë dhe punojnë me lopatë për të pastruar kanalet ose për qëllime të tjera në funksion të nevojave të kafshëve në ferma
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë prodhimet e dhe materialet e tjera të nevojshme në fermë
  • Kryejnë mbjelljen e farave, fidanëve, kalemave etj. sipas llojit, kushteve dhe kërkesave të tyre (temperaturës etj.)
  • Bëjnë ujitjen e kulturave të ndryshme duke përdorur pajisje dore
  • Kryejnë shërbimet e nevojshme (vaditjen, prashitjen, heqjen e barërave të këqija dhe gjetheve të thara, plehërimin, krasitjen, spërkatjen me pesticide etj.)
  • Bëjnë mbjelljen dhe korrjen me dorë
  • Bëjnë paketimin apo magazinimin e prodhimeve dhe produkteve bujqësore dhe krijojnë kushtet e duhura për ruajtjen dhe shitjen në treg të tyre
  • Kryejnë ngarkimin dhe shkarkimin e furnizimeve, prodhimeve dhe materialeve të tjera
loading...
Loading...