Profesionistë të shëndetit të paklasifikuar tjetërkund

Specialisti/ja tjetër i/e shëndetësisë kryen testime diagnostikuese për të përcaktuar gjendjen dhe natyrën e çrregullimeve fizike ose mendore, sëmundjeve ose problemeve të tjera shëndetësore, si dhe kryen zhvillimin dhe implementimin e planeve të trajtimit për dëmtime fizike, sëmundje dhe dëmtime të tjera fizike dhe mendore me mjete dhe metoda të ndryshme. Këtu grupohen profesionistë të tjerë të shëndetësisë që nuk janë përmendur në grupin e madhe 22 ( profesionistë të mjekësisë). Ai/Ajo mund të punësohet në mjedise të ndryshme, duke përfshirë spitale, agjenci/shtëpi të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore të komunitetit, institucione arsimore dhe organizata sportive ose si konsulentë private në spitale, klinika apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Marrin në pyetje pacientët për të përcaktuar gjendjen e tyre shëndetësore
  • Kryejnë testime diagnostikuese për të përcaktuar gjendjen dhe natyrën e çrregullimeve fizike ose mendore, sëmundjeve ose problemeve të tjera shëndetësore
  • Kryejnë zhvillimin dhe implementimin e planeve të trajtimit për dëmtime fizike, sëmundje dhe dëmtime të tjera fizike dhe mendore
  • Kryejnë vlerësimin dhe dokumentimin e progresit të pacientit gjatë planeve të trajtimit
  • Referojnë pacientët ose familjet te mjekët ose kujdestarë të tjerë të shëndetit për shërbime të specializuara, rehabilituese ose shërbime të tjera, sipas nevojës
  • Vlerësojnë kufizimet funksionale të pacientëve që vijnë si pasojë e sëmundjeve, paaftësive ose dëmtimeve të tjera për të dhënë terapi të sakta
  • Rekomandojnë adaptime mjedisore për ambientet e shtëpive, kohës së lirë, punës dhe shkollës për individë ose grupe për ti mundësuar ata në kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe punës
  • Kryejnë planifikimin dhe implementimin e programeve terapeutike për individë dhe grupe për të përmirësuar ose mbajtur funksionet fizike, njohëse, emocionale dhe sociale duke përfshirë përdorimin e arteve dhe veprave artizanale, kërcimeve, lëvizjeve, muzikës dhe aktiviteteve të tjera rekreative
loading...
Loading...