Profesionistë partnerë fetarë

Asistenti/ja, specialisti/ja i fesë siguron mbështetje të institucioneve fetare dhe të një komuniteti fetar dhe ndërmerr vepra fetare, predikon të feve përkatëse, përhap mësimet e një feje të caktuar, duke u përpjekur të përmirësojë mirëqenien me fuqinë e besimit dhe këshillave shpirtërore. Ai/Ajo ofron këshillim, arsimim fetar, udhëheqje shpirtërore dhe mbështetje për individët dhe komuniteteve përkatëse, si dhe administron e merr pjesë në programet për të siguruar ushqim, veshje dhe strehim për individë në nevojë. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione fetare të niveleve dhe besimeve të ndryshme apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Sigurojnë asistencë praktike, udhëzime dhe mbështetje shpirtërore e morale për individët dhe komunitetet fetare
  • Kryejnë shërbime të rregullta fetare duke administruar ritet përkatëse të besimeve, të tilla si: martesa, funerale etj.
  • Predikojnë dhe propagandojnë mësimet e një besimi të caktuar fetar
  • Ndihmojnë në shërbimet publike të riteve fetare
  • Ofrojnë arsimim fetar, udhëheqje shpirtërore dhe mbështetje për individët dhe komuniteteve përkatëse
  • Administrojnë dhe marrin pjesë në programet për të siguruar ushqim, veshje dhe strehim për individë në nevojë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...