Profesioniste infermierë

Profesionisti i infermierisë jep përkujdesje tek pacienti, duke vlerësuar nevojat e tij dhe merr pjesë në parandalimin e rreziqeve. Ai realizon pritjen, qetësinë, rehatinë, komunikimin me pacientin dhe shoqëruesin e tij, duke identifikuar nevojat e pacientit dhe duke dhënë vlerësimin klinik mbi gjendjen e pacientit, duke marr masa për parandalimit të rreziqeve ndaj të sëmurit dhe ndaj vetes. Profesionisti i infermierisë merr pjesë në përpunimin dhe zbatimin e kujdesjeve infermierore si dhe aplikon mjekimin medikamentoz që përshkruan mjeku në zbatimin e kujdesit shëndetësor, trajtimit dhe udhëzimeve, planeve të vendosura nga institucione mjekësore, të infermierisë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh shëndetësore, në spitale shtetërore dhe private apo qendra të tjera të kujdesit shëndetësor.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Realizojnë pritjen, qetësinë, rehatinë, komunikimin e pacientit dhe shoqëruesit
  • Identifikojnë nevojat e pacientit dhe marrin pjesë për realizimin e 14 nevojave sipas Virxhinia Henderson
  • Bëjnë vlerësimin klinik mbi gjendjen e pacientit duke iu përshtatur dosjes së kujdesit dhe vendosin diagnozën infermierore
  • Organizojnë planin ditor të kujdesjeve infermierore me marrjen e turnit, si dhe veprimet e kujdesit, duke i vlerësuar ato në ekip
  • Plotësojnë dosjen e kujdesit me saktësi, si dhe dokumentacionit tjetër të kujdesjeve infermierore
  • Marrin aksione të parandalimit të rreziqeve dhe vlerësojnë situatën e rreziqeve ndaj të sëmurit dhe ndaj vetes
loading...
Loading...