Prodhues i mobilieve dhe të tjerë të ngjashëm

Prodhuesi i mobilieve dhe të tjerë të ngjashëm bën përpunimin e drurit për prodhime gjysmë të gatshme, si dhe përpunimin e elementëve gjysmë të gatshme (melaminës, kompensatës, MDF, fibrës, etj.) në elementë për prodhimin e dyerve, mobilieve të ndryshme, prodhimeve artistike, riparimeve, prodhimin e varkave prej druri, tapiceri etj. Prodhuesi i mobilieve mund të punësohet në ndërmarrje të ndryshme si prodhues ose në mirëmbajtje, reparte dhe mini-reparte të ndryshme prodhimi mobiliesh, të vetëpunësohet etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Komunikojnë me klientët për të realizuar kërkesat e tyre
  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës
  • Kryejnë matjet e nevojshme, duke përdorur instrumentet përkatës
  • Bëjnë skicime të ndryshme
  • Bëjnë preventiv për punimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit
  • Parapërgatitin vendin e punës (kontrollojnë makineritë, pastrojnë vendin e punës etj.)

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...