Përgjegjës prodhimi

Përgjegjësi i prodhimit siguron mbarëvajtjen e të gjithë procesit të prodhimit deri në produktin përfundimtar, sipas kërkesave të klientit. Ai planifikon, organizon, mbikëqyr dhe kontrollon punën e përditshme në lidhje me planet e prodhimit, personelit, pajisjet e makineritë, bazën materiale, llogaritjen e kostos apo kohës së punës etj., përdor dhe përgatit dokumentacion teknik, përgatit raporte të ndryshme apo dokumente të tjera dhe bashkëpunon me punëtorët, kontrollorët e cilësisë apo dhe drejtues të tjerë të prodhimit. Përgjegjësi i prodhimit orienton, udhëzon apo trajnon personelin për procese të ndryshme pune gjatë prodhimit. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të prodhimi apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë punën e përditshme në lidhje me planet e prodhimit, personelit, pajisjet e makineritë, bazën materiale etj.
  • Organizojnë punën e përditshme në përputhje me planifikimet e bëra dhe teknologjitë përkatëse të prodhimit
  • Kryejnë punë parapërgatitore për proceset e prodhimit (p.sh. përgatitje shablloni etj.)
  • Organizojnë proceset e prodhimit duke identifikuar hapat dhe burimet e nevojshme për zhvillimin e procesit të prodhimit
  • Përcaktojnë planin e prodhimit dhe hapat përkatëse të procesit të prodhimit
  • Përzgjedhin makineritë dhe pajisjet e duhura për proceset e ndryshme të punës

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...