Përfaqësues sigurimesh

Përfaqësuesi/ja i/e sigurimeve këshillon klientët për shitjen e policës së sigurimit të jetës, sigurimit në aksident, sigurimit të pronës, mjeteve motorike, tokësore, detare apo ajrore, sigurimit të përgjegjësisë dhe llojet e tjera të sigurimit, ndaj rreziqeve të ndryshme, duke dhënë informacione lidhur me përmbajtjen e kontratës së sigurimit, detyrimet e palëve kontraktuese, duke shpjeguar detajet e sigurimit, kushtet, primet e mbulimit të rrezikut dhe përfitimet për konsumatorët ose informacione të tjera shtesë, kur është e nevojshme. Ai/ajo negocion dhe bën kontrata të risigurimit, si dhe llogaritje ekonomike për produktet e sigurimeve duke hartuar raporte, fatura apo bilance ditore, mujore, vjetore të punës së kryer. Ai/ajo plotëson polica sigurimi, kontrata sigurimi duke kryer marrjen e pagesave me forma të ndryshme të saj për shërbimet e kryera. Ai/ajo mund të punësohet kompani të ndryshme sigurimi apo risigurimi.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë parapërgatitjen për fillimin e punës
  • Presin klientët në njësinë e vet të shërbimit
  • Zbatojnë legjislacionin dhe akte nënligjore në fushën e sigurimeve
  • Prezantojnë para klientit produktet e marrjes në sigurim
  • Japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tyre
  • Përdorin pamflete, broshura dhe forma të tjera informative në shërbim të klientëve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...