loading...
                Punëtori i pastrimit të konstruksioneve të ndërtesave kryen procese të ndryshme pune si: zmerilim, pastrim, larje, lyerje të fasadës etj. të ndërtesave, të strukturave të ndryshme të shtëpive, apartamentet, fabrikat dhe të tjera të ngjashme. Ai përdor mjetet dhe materialet e ndryshme të pastrimit sipas proceseve të punës. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të pastrimi apo të vetëpunësohet.
        Niveli i aftesise:
        Semi-kualifikuar
      
    Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Kryejnë punime përgatitore për mbërthimin e konstruksioneve mbajtëse që do të përdorin gjatë procesit të pastrimit
- Montojnë skela apo shkallë të përkohshme prej metali ose druri në vendet e punës
- Bëjnë matjet në objekt për të përcaktuar sasinë e bojës apo të solucioneve të ndryshme (në rastin e fasadave prej xhami) dhe materialeve të tjera ndihmëse