Parukiere/berberë

Parukieri, berberi kryen larje të kokës, lyerje me bojë flokësh, prerje, krehje dhe stilim të flokëve, rruajtje dhe shkurtim të mjekrës apo mustaqeve. Ai/ajo kryen trajtim të flokëve dhe ofron këshilla për kujdesin e flokëve dhe për produktet e bukurisë. Ai/ajo mund të punësohet në kompani shërbimesh parukerie, apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Presin klientin në vendin e punës
  • Përdorin katalogë të ndryshëm për bojën apo modelin e flokut
  • Diskutojnë me klientët për kërkesat e tyre
  • Kryejnë larje të flokëve
  • Kryejnë prerje të flokëve sipas kërkesës së klientit
  • Lyejnë flokët me bojëra flokësh duke përdorur solucionet e duhura apo shampo kolor, sipas kërkesës së klientit dhe llojit të flokut
  • Kryejnë krehje të flokëve sipas kërkesës së klientit
  • Japin forma dhe valëzim flokëve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...