Nëpunës të lartë të organizatave me interesa të veзanta

Drejtuesit e pushtetit vendore (kryetar bashkie, qarku ose administrator i njësisë administrative) ushtrojnë kompetencat e dhëna nga ligji në një njësi territoriale të caktuar dhe për një afat të përcaktuar ligjërisht (mandate 4-vjeçare në rastin e kryetarit të bashkisë). Ata si organi ekzekutiv i pushtetit vendor përcaktojnë objektivat, propozojnë akte, nxjerrin urdhra dhe udhëzime në lidhje me arritjen e objektivave, si dhe zbatojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e tyre në praktikë. Ata e marrin detyrën kryesisht pas zgjedhjeve të drejtpërdrejta popullore, por në rast të administratorit të njësisë administrative ai nuk zgjidhet por emërohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Ushtrojnë të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të organit, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës
  • Zbatojnë aktet e këshillit
  • Marrin masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon vetë këshilli bashkiak
  • Bëjnë raporte në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse, të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli
  • Emërojnë dhe shkarkojnë punonjësit e tjerë jo-drejtues të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin 152/2013 “Për Nëpunësit Civil”
  • Miratojnë strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive administrative në varësi të tij, si dhe të institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë
  • Emërojnë dhe shkarkojnë administratorët e njësive administrative/lagjeve
  • Marrin masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive që janë në juridiksionin vendor
  • Përfaqësojnë institucionin brenda dhe jashtë vendit dhe nënshkruajnë marrëveshje me palë të treta në emër të institucionit
loading...
Loading...