Meteorologë

Meteorologu/ja kryen parashikime afatshkurtra apo afatgjata të motit për t’u përdorur në fushën e aviacionit, flotës detare, bujqësisë e në fusha të tjera, si dhe informon publikun e gjerë në lidhje me kushtet atmosferike nëpërmjet medias, duke përfshirë radion, televizionin, shtypin dhe internetin. Ai/Ajo kryen kërkime lidhur me përbërjen, strukturën dhe dinamikën e atmosferës, kryen eksperimente mbi fenomene të ndryshme të atmosferës, si dhe realizon hulumtime, përmirësime dhe zhvillime të koncepteve, teorive dhe metodave operative, lidhur me përbërjen, strukturën dhe dinamikën e atmosferës, si dhe përgatitjen e skicave dhe hartave apo raporteve të parashikimit të hollësishëm dhe afatgjatë të motit. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione që ofrojnë shërbime të meteorologjisë apo struktura të forcave ajrore të ushtrisë.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë studime dhe kërkime mbi drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjeve ajrore, presionet, temperaturat, lagështinë, transformimin fizik dhe kimik të ndotësve dhe fenomene të tjera të tilla si: formimi reve dhe reshjeve, çrregullimet apo shkarkesat elektrike ose rrezatimi diellor
  • Studiojnë të dhënat e mbledhura nga stacionet meteorologjike, radarët dhe pamjet satelitore dhe të dhëna të tjera kompjuterike për të parashikuar kushtet e motit
  • Kryejnë përgatitjen dhe raportimin afatshkurtër dhe afatgjatë të hartave të motit mbi parashikimet dhe paralajmërimet që lidhen me fenomene atmosferike të tilla si: ciklonet, stuhitë dhe rreziqe të tjera për jetën dhe pronën
  • Shpërndajnë informacionin në lidhje me kushtet atmosferike nëpërmjet medias duke përfshirë radion, televizionin, shtypin dhe internetin
  • Eksperimentojnë, me programe të ndryshme të modifikimit të motit, fenomene të tilla si: shpërndarja e mjegullës, rritjen e aftësisë së reve për të prodhuar reshje, shtimi apo formimi i reshjeve dhe në lloje të tjera programesh të modifikimit të motit
  • Kryejnë zhvillimin dhe testimin e modeleve matematikore kompjuterike të motit dhe klimës për përdorim eksperimental ose operativ
  • Marrin pjesë në studimet e efektit të motit në mjedis
  • Analizojnë ndikimin e projekteve industriale dhe veprimtarisë njerëzore në klimën dhe cilësinë e ajrit
  • Punojnë me komunitete të shkencave sociale, inxhinierisë dhe ekonomisë për të zhvilluar strategji të përshtatshme për zvogëlimin e ndikimit të projekteve industriale dhe veprimtarisë njerëzore në klimën dhe cilësinë e ajrit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...