Mbikëqyrës zyre

Mbikëqyri/ja i/e zyrës organizon, koordinon, kontrollon dhe përcakton qartë detyrat për realizimin e punës së përditshme të nëpunësve të tjerë të zyrës të angazhuar në detyra të tilla si: shkrim, përpunim shkrimi, regjistrim apo mbajtje shënimesh, hedhje të dhënash, faqosje, arkivim dokumentesh, marrje mesazhesh telefonike dhe aktivitete të tjera të përgjithshme dhe administrative. Ai/Ajo ndjek zbatimin e vendimeve, urdhëresave dhe shkresave të dhëna informon për zbatimin e afateve të caktuara kohore, pranon dhe trajton kërkesat të administratës, si dhe instrukton dhe mëson të punësuarit, përcakton kritere të veçanta për vlerësimin e rezultateve të punës në përputhje me kuadrin ligjor dhe kryen vlerësimin e performancës së tyre. Mbikëqyri/ja i/e zyrës kryen analiza dhe raportime periodike për veprimtarinë e zyrës. Ai/Ajo mund të punësohet në kompani të shërbimeve të ndryshme, në institucione private apo publike.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Organizojnë realizimin punës së përditshme të nëpunësve të tjerë të zyrës të angazhuar në detyra të tilla si: shkrim, përpunim shkrimi, regjistrim apo mbajtje shënimesh, hedhje të dhënash, faqosje, arkivim dokumentesh, marrje mesazhesh telefonike dhe aktivitete të tjera të përgjithshme dhe administrative
  • Kryejnë organizimin dhe kontrollin e punës në zyrë, institucion
  • Përcaktojnë qartë detyrat dhe procedurat e duhura për nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të zyrës, në vartësi, duke ndjekur dhe kontrolluar ritmikisht atë
  • Bashkërendojnë dhe rishikojnë punën e nëpunësve të angazhuar në detyrat e zyrës, institucionit
  • Shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe cilësi informacionin e mbledhur, duke vendosur prioritetet e duhura dhe shpërndarjen në destinacionet përkatëse
  • Organizojnë e sigurojnë rregullsinë e hyrjes së të gjitha materialeve informative për zyrën
loading...
Loading...