Kultivues të varieteteve të përziera për nevoja familjare

Kultivuesi i varieteteve të përziera për nevoja familjare merret me rritjen dhe me vjeljen e frutave dhe perimeve, frutave të egra e bimëve mjekësore, gjuan kafshë ose kap peshk apo peshkon gjallesa të tjera të ujit me qëllim sigurimin e ushqimit dhe jetesës, e të ardhurave për veten dhe familjen e tij.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë përgatitjen e tokës për mbjellje
  • Rritin frutat dhe perimet dhe llojet e tjera të bimëve foragjere ose mjekësore
  • Mbledhin frutat e egra, bimët mjekësore ose të tjera
  • Merren me riprodhimin, trajtimin dhe ushqyerjen e kafshëve dhe shpendëve për t’u marrë mishin, vezët, leshin, lëkurën ose prodhime të tjera
  • Marrin ujë dhe mbledhin dru zjarri
  • Magazinojnë prodhime për përdorim të mëvonshëm dhe për procedim të mëtejshëm
  • Ndërtojnë dhe mirëmbajnë shtëpitë dhe streha të ndryshme
  • Përgatitin mjete, rroga dhe pajisje për përdorim shtëpiak
  • Shesin disa prej produkteve në tregjet lokale

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...