Filozofë, historianë, specialistë të shkencave politike

Filozofët, historianët dhe shkencëtarët politikë bëjnë studime për eksperiencën e natyrës njerëzore dhe ekzistencën e saj, fazat apo aspektet e historisë njerëzore dhe strukturat politike, lëvizjet dhe sjelljet. Ata dokumentojnë dhe raportojnë gjetjet për të informuar dhe udhëzuar veprimet politike dhe individuale.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Hulumtojnë, kryesisht me logjikë, për shkaqet e përgjithshme, principet dhe kuptimin e botës, veprimet e njerëzve, eksperiencën dhe ekzistencën dhe interpretojnë dhe zhvillojnë koncepte dhe teori filozofike
  • Konsultojnë dhe krahasojnë burimet primare, si për shembull të dhëna origjinale ose bashkëkohore të ngjarjeve të shkuara dhe burimet dytësore si gjetjet arkeologjike ose antropologjike
  • Identifikojnë materiale të përshtatshme, kontrollojnë autencitetin e tyre dhe ndërmarrin kërkime duke përshkruar historinë e një periudhe, një vendi apo rajoni të caktuar ose një ngjarje specifike – për shembull ekonomike, sociale ose politike – të historisë së saj
  • Bëjnë studime në fusha të tilla si filozofi politikë ose në teoritë e së shkuarës dhe të tashmes dhe praktikat e sistemeve politike, institucioneve apo sjelljeve
  • Vëzhgojnë institucionet politike bashkëkohore dhe opinionet, mbledhin të dhëna për to nga burime të ndryshme ku përfshihen intervista me zyrtarë të qeverisë dhe të partive politike dhe me persona të tjerë kyçë
  • Zhvillojnë teori, modele dhe metoda për të interpretuar dhe përshkruar natyrën e përvojës njerëzore, si dhe ngjarjet dhe sjelljet historike e politike
  • Prezantojnë gjetjet dhe konkluzionet për publikim ose për përdorim nga qeveria, partitë politike ose organizata apo individë të tjerë të interesuar
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...