Drejtues të shërbimeve të mirëqenies sociale

Drejtuesit e shërbimeve të mirëqenies sociale koordinojnë dhe drejtojnë qendrat komunitare të ofrimit të shërbimeve sociale, si dhe mbështesin me të ardhura familje, fëmijë dhe formacione të tjera sociale në nevojë dhe aplikojnë programe të ndryshme ndihmash për kategoritë në nevojë. Ndihmat mund të jenë në para, në ushqime, në veshje, si dhe në çdo mënyrë tjetër që rrit cilësinë e jetës së këtyre kategorive.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Drejtojnë institucionin, qendrën apo organizatës që merret me ofrimin e shërbimeve të mirëqenies sociale
  • Sigurojnë zbatimin e politikave, procedurave, objektivave dhe standardeve nga ana e personelit
  • Monitorojnë mënyrën e përdorimit të burimeve dhe përcaktojnë drejtimet ku duhet të përdoren
  • Drejtojnë procese të tilla si, planifikimi i buxhetit, hartimi i raporteve në lidhje me veprimtarinë e institucionit, kryerjen e shpenzimeve etj.
  • Sigurojnë bashkëpunimin me drejtuesit e shërbimeve të mirëqenies sociale, si dhe me çdo agjenci tjetër që ofron shërbime në fushën sociale
  • Konsultohen me organet qeveritare në lidhje me marrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe bëjnë zbatimin e politikave qeveritare në këtë fushë
  • Përfaqësojnë institucionin në marrëdhënie me institucione të tjera shtetërore si dhe në negociata dhe diskutime, seminare profesionale
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Përcaktojnë rregullat që duhet të ndiqen dhe kontrollojnë zbatimin e tyre
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...