Drejtues të pushtetit vendor (bashki, komunë)

Diplomatët janë përfaqësues të shtetit i cili e ka ngarkuar ata në misione diplomatike dhe këtë mision/veprimtari e kryejnë në një shtet tjetër dhe/ose në një organizatë ndërkombëtare, ku si objekt të veprimtarisë kanë përfaqësimin zyrtar të shtetit Shqiptar, mbrojtjen e interesave të shtetit, të shtetasve ose personave juridikë shqiptarë në shtetin/shtetet, ku ata janë akredituar dhe kryejnë funksionet e tyre. Diplomatë mund të emërohen personat të cilët vijnë nga karriera diplomatike ose persona të tjerë të cilët nuk ndalohen nga ligji për t’u emëruar në poste diplomatike.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë në shtetin pritës ose në organizatat ndërkombëtare
  • Mbrojnë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe të shtetasve ose personave juridikë të saj në shtetin pritës, brenda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare
  • Nxitin zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, teknologjike, të informacionit, diplomatike-konsullore dhe në çdo fushë tjetër ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit pritës, në një frymë miqësore e bashkëpunimi
  • Japin të dhëna në Ministrinë e Punëve të Jashtme për zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale të shtetit pritës dhe për veprimtarinë e organizatave ndërkombëtare, pranë të cilave janë akredituar
  • Bashkëpunojnë me delegacionet e Republikës së Shqipërisë në bisedimet që zhvillohen në shtetin pritës dhe marrin pjesë në bisedime me qeverinë e shtetit pritës në përgatitjen për nënshkrim e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe në veprimtarinë e konferencave ndërkombëtare
  • Misionet diplomatike kryejnë edhe funksione ose veprimtari të tjera siç janë edhe funksionet konsullore
  • Ushtrimi i funksioneve konsullore përqendrohet në zhvillimin e marrëdhënieve me shtetin pritës në fushat e ekonomisë, tregtisë, kulturës, shkencës dhe informacionit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...