Agjentë tregtarë

Agjenti tregtarë përfaqëson organizatën për të shitur mallra dhe shërbime të ndryshme për biznese dhe organizata të tjera dhe ofron informacion specifik në lidhje çmimet dhe ofertat për produktin apo shërbimin që do të shes. Ai negocion kushtet e kontratës së shitjes, çmimin apo mënyrën e pagesës, përgatit fatura apo dokumente të tjera për regjistrimin e shitjeve, dërgesave apo pagesave të kryera, si dhe raporton te personat përgjegjës mbi reagimet e konsumatorëve dhe kërkesat për furnizuesit dhe prodhuesit. Përdor materiale marketingu për tërheqjen e klientëve të rinj dhe rritjen e shitjeve, si dhe mënyra të ndryshme komunikimi me klientët, nëpërmjet e-mail, telefonit, si dhe me vizita të vazhdueshme në terren për marrjen e porosive dhe kërkesave të tyre. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve tregtare apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Identifikojnë dhe vendosin kontakte me individë ose organizata potenciale për të tregtuar produkte
  • Identifikojnë tregjet e reja dhe propozojnë produktet të cilat shiten në ato tregje
  • Sigurojnë informacion në lidhje me kushtet e tregut duke ndjekur ecurinë e kompanisë, si dhe shërbimet apo produktet konkurruese
  • Informojnë klientët mbi çmimet dhe ofertat që ofrohen nga kompania në mënyrë të vazhdueshme
  • Nxitin porositë dhe shitjen e mallrave të shitjes me pakicë, me shumicë, në qendrat e biznesit apo individë, në qendra industriale dhe të tjera
  • Zgjedhin mallin ose produkte që përshtaten më mirë kërkesave dhe porosive të klientit apo institucionit
loading...
Loading...